Historikisht Franca ka qenë antishqiptare. -Shkruan ;Hajro Limaj Kolonel
I ka borxh shqiptarëve sepse nëpër konferenca e kongrese historike ajo ka luftuar për ndajren e shqiptarëve, territoreve shqiptare. Ato janë shumë të rënda dhe çdo herë përball çështjes shqiptare, në favor të shtetit serb, malazez dhe grek. Faktet: 1. Në mesjetë, për 80 vjet ishte Durrësi i pushtuar nga Franca. Lufta ishte e ashpër e durrësakëve kundër Francës. Durrësi u çlirua. Franca humbi shumë ushtarë. 2. Kongresi i Berlinit shënon fillimin e armiqësisë tjeter të Francës ndaj shqiptarëve. Me ndihmën dhe ndikimin e Parisit në vitin 1878 në Berlin iu shtuan Serbisë viset e Nishit, Leskovcit, Prokupljes, Pirotit etj., përkatësisht tërë Kosova veri-lindore. Krahas kësaj, Franca ishte shteti që e detyroi Kongresin e Berlinit, në vitin 1878, që edhe Plava dhe Gucia, Hoti dhe Gruda, Tivari dhe Ulqini t’i aneksohen Malit të Zi. Pas dështimit të ushtrisë malazeze për pushtimin e këtyre territoreve, ushtria franceze e rrethon Ulqinin dhe në vitet 1878-1881 e merr më dhunë nën kontroll Ulqinin dhe ia dorëzon Malit të Zi. Për këtë Parisi kishte dwrguar disa luftanije dhe rreth 10 mijë ushtarë që i detyruan luftëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të largohen nga Ulqini, Plava dhe Gucia e Tivari dhe, ato vende iu dhanë nga Franca Malit të Zi. Edhe disa vise rrethore të Shqipërisë së Jugut, iu dhanë Greqisë, ndërsa territore te vilajeti të Kosovës me anën e ushtrisë franceze iu dhanë Serbise dhe Malit të Zi, si rezultat i vendimeve të Kongresit. 3. Në Konferencen e Ambasadorëve të vitit 1912-1914 ishte përsëri Franca që ishte më e ashpra ndaj kombit shqiptar. Me kërkesën e Francës, të Anglisë dhe të Rusisë, iu shkëputen shtetit shqiptar territoret e tjera shqiptare. Shqipëria u nda në gjysmë. Franca kërkoi dhe kërcënoi me forcë që Vilajeti i Kosovës të pushtohet tërësisht nga Serbia.Kështu u pushtua Kosova, Kosova Lindore dhe viset shqiptare nën Maqedoni, si Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Kërçova, Ohri, Prespa e Manastiri. Ndërsa, Greqisë iu aneksua Janina dhe Çamëria, dy krahina tipike shqiptare. Në vitin 1917 nga Selaniku ushtria franceze marshoi në territoret shqiptare dhe i pushtoi përsëri viset e përmendura, përkatësisht Kosovën duke i vine nën kontrollin ushtarak të shtetin serb, që në vitin 1918 u shndërrua ky shtet në Mbretërinë Serbo-Kroate dhe Sllovene. 4. Në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919 ishte përsëri Parisi, i cili jo vetëm që i la këto vise nën sundimin sllav, po kërkoj që edhe Shqipëria të ndahet midis shteteve greko-sllave në Ballkan. Falë SHBA-së plani francez nuk u realizua. 5. Edhe pas Luftes se Dyte botrore ishte përsëri Franca që mbrojti pushtimin e viseve shqiptare nga shtetet Ballkanike. 6. Në Konferecën mbi ish-Jugosllavinë, të vitit 1992, në Londër, ishte presidenti francez, Fransoa Miterran, e kundërshtoi shtetin e Kosovës. Ky ishte ai që e la përsëri në Konferencë Kosovën nën sundimin serb. Nga konferenca doli çështja shqiptare si çështje inekzistente. Ndërsa, Kosova si vend serb e viset shqiptare nën Maqedoni e nën Malin e Zi . 7. Armiqësia e Francës del edhe në vitin 1999. Në këtë vit, Kosova veriore ra nën kontrollin e ushtrisë franceze. Ata e krjiuan shtetin serb në veri dhe i larguan së bashku me serbët shqiptarët nga shtëpitë e veta. Franca është shteti që krijojë Greqinë e Madhe, Serbinë e Madhe dhe Malin e Zi, madje edhe Maqedoninë e Veriut mbi territoret shekullore shqiptare. Prej shteteve të medha, Franca i ka borxh shumë të madh kombit shqiptar. Natyrisht nuk përjashtohet as përgjegjësia e Anglisë dhe sidomos e Moskës, sepse këto ishin së bashku kur e ndan dhe e copëtuan kombin shqiptar. Në historinë e 200 vjetëve mbetet Franca përgjegjëse kryesore dhe më e ashpra ndaj shqiptarëve./www.QendraPress,com/