Fryma poetike e së mërkurës më poeten;-Bujana MALAJ

UDHA E SHKRONJAVE

—————————————-

Manastir 1908-të

shkronjat rrugën e kanë gjet

nuk janë pak 36-të

Arbëri prej n’kohë të lashtë.

N’Manastir ulen pushuan

dy- tri fjalë s’bashku i ndërruan

kishin frikë udhë me vazhdua

besa-besës mos me dorëzua.

Fjalë mbas fjale u mblodh Kongresi

merrni letër e penë me veti

n’Manastir shkronjat u ndalen

ABC e shkruan fjalën.

Delegatë pret Manastiri

ABCja t’madhe thirri

pa dëgjoni vllazën shqiptar

gjuha jonë ADN-ë kombëtar.

Delegatët tan një zani

alfabetin n’gji ta mbani

lutem shumë mos tjetërsoni

ABC-në me gjak të mbroni.

Alfabeti ynë kombëtar

bashkon truallin ton shqiptar

nga do shkoni e kudo rrini

përmbi i pikën ta vini.

Është një gjuhë e është një komb

kudo n’botë shqipet bashkon

alfabeti ABC

nuk njeh ndarje as kufij.

Rrofsh për jetë gjuha amtare

ABC-ja abetare

vërtet ndjehem shumë krenare

i them botës jam shqiptare.

Udha e shkronjave.

/www.QendraPress.com/