Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Kujtim OSHAFI
Tē lutem ik, e larg qëndro……
—————————————
Mē vriste shpirtin, kohë e shkuar
Ashtu si zemrēn, shpon njē gjemb
Mendoja se plaga, ishte shëruar
Por tẽ shoh ty, e prapë mē dhemb.
Sa vret ajo, buzqeshje e hidhur!
Si njē shigjete, qē vjen nga larg
Sikur kohē, mē kishte pritur
Tē mē lēndonte, e nxirrte gjak.
Nuk di njē zemēr, sa ka faj?!
Kur me gjithē shpirt, njē tjetēr do
E kur akoma, ska mbyllē plagē
Ti vjen, e pa mēshirē qēllon.
Tē lutem ik, e larg qēndro
Zemra ska fije, qē merr gjak
I tret sa herē, qē dashuron
Lëre qē tē çlodhet pak.
Kujtim Oshafi-Edinburgh-Skoci
/www.QendraPress.com/