Fryma poetike e së mërkurës më poetin;-Skender BERISHA
PO NDIHET
——————————
Afsh i dimrit i ngadaltë
ndër lulet e mbetura
që ende po frymojnë
pak më pak se dje
edhe unë ja atje
jam këtu e të ndiej
pak gjelbër pak verdh
kështu ishte edhe dje
gjethet e mollës verdh
fëshfërimë pa rimë
dhe heshtje që rritet
për nesër po gatitet
kulmet e mëdyshura
mbyllen flasin me vetveten
e shkuara e mbaruar
paska ardhur një ditë tjetër
/www.QendraPress.com/