Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mimoza Panahori XHINDI
Përsëri me ty
—————————–
Përsëri me ty ne ëndrra
Qetë e ëmbël si dikur
Gojë më gojë biseduam
Mallit djegur si në furrë.
Më kërkoje ditë e natë
As një çast nuk ndalove
Ja të zbrita që nga lartë
Si dikur më përqafove.
Edhe unë u lumturova
Do vi prapë, të premtoj
Me dëshirë lartë nuk shkova
Deshi zoti, nuk kam ç’bëj’
Sa më tha këtë premtim
U prish ëndrra, u zhgënjeva
Qullë në lot jastëku im
Nga trishtimi u pushtova.
/www.QendraPress.com/