Çaste poetike me poeten;-Bajame Hoxha- ÇELIKU
HESHTIM
———————————-
Ti më vështron,
unë të vështroj dhe heshtim të dy.
Heshtim se s’duam të qajmë,
E çfarë të qajmë më parë unë e ti,
Nga jeta pa ngjyrë, pa fjalë?!
Errësirë u kthyem ndër mote,
Ndaj mbetëm pa zë ndër vite.
Se në të vërtetë ti mbete,
Skllav, që s’e njihje as veten.
Mos vallë unë mbeta si hija,
Mbeta siluetë e larguar?
S’më njihje më, as të njihja,
S’ishim parë kurrë, as takuar…
Bajame Hoxha-Çeliku
/www.QendraPress.com/