Çaste poetike me poeten;Flora CAPUNAJ
Mbajte peng një zemër te brishte
Me dhimbjen qe kish brenda
Mbajte peng një emër
Qe kur e the te nëma
Mbajte peng dy sy
Qe nuk shikuan tjetër
Mbajte peng një goje
Qe tha gjithë te vërtetën
Mbajte peng një trup
Qe s’munde ti rezistosh
Ai s’te fali puthjen
Qe te kesh te te kujtosh
Tani përçart netëve flet
Dëgjoj me shume vëmendje
Me veten e ke inatin
Si peng s’mbajte një mendje
Mbajte peng gjithçka
Gjithçka për njerine
Po peng askush s’mban dot
Shpirtin, ëndrrën ,dhe.dashurinë!!!
Ëndrra te bukura!!!
/www.QendraPress.com/