Çaste poetike me poetin; Zymer H.HALITI

UDHËKRYQET E JETËS

———————————————

Mes dy rrugëve diku në udhëkryq

Mbeta duke pritur kah të ecë

Në njërën shikoja diellin

Dhe në tjetrën hënën

e vonuar tek buzëqesh

Aty qëndrova disa çaste

Cilës rrugë të ecë e ku të ndaloj

Dikur vonë një zë buçiste

Ec rrugës së vjetër se dita shkoi.

Ashtu në mendime koha kishte ikur…!

Nata po afrohej e unë ende pres

Thash me vete… si i habitur

Do më zë dhe terri i pabesë!?

/www.QendraPress.com/