Çaste poetike me poeten;-Violeta Zogaj TELAKU
FOL SHQIP..
————————
Fol shqip motër e vëlla
Je në tokë Arbërore qe me gjak u la
Nuk qe as shka a as turk dëshmori qe ra
Dhe amanet te flasim shqip na e la
Fol shqip se shqiptar je
Deshi Zoti i madh Shqiptar ti me le
Është gjynah nga i madhi Zot
Të shtiresh Ai që s’je
Asimilim në trojet tona
Me ndodh mos lejo
Jeto dhe fol shqip
E jetën gëzo…
Prejardhja jonë Shqiptare
Fort mirë na tregon
Dhe tê tjetërsohemi
Amaneti i të parëve Ne nuk na lejon
Brez pas brezi fëmijëve
Bëjmë mirë t’u tregojmë
Se në Dardani flitet gjuha Shqipe
Dhe veç Shqipet fluturojnë
Ji krenar të lutem motër e vëlla
Për këtë gjuhë të vjetër që nuk bëhet tjetër
Ji krenar të lutem motër e vëlla
Për tokën e shenjtë që Zoti na e la
/www.QendraPress.com/