Çaste poetike me poetin;-Xhemkadri KASTRATI
FOLNI N’EMRIN TIM
———————————–
Ju o fëmijët e mi bëhuni të urtë
Ndërtoni shtëpi kudo që të jeni
Do ua sjell unë llaçin edhe gurtë
E ju duhet në vend t’vet t’i vëni!
Të vogël një dhomë unë e dua
Në atë dhomë të ndjehem mirë
Tjetër gjë s’ka nevojë për mua
Veç t’pushoj qetë, të jam i lirë!
Mirësia juaj le t’u rrjedh si lumë
Të mundem të flas e të mburrem
Duani t’gjithë, vëllaun më shumë
S’dua kujt në gjunjë t’i përkulem!
Nga ju dua të bëni emër të madh
Çka nëse s’keni, kend do thërras
Po më pyetën çfarë tu them vallë
Pa një emër vërtet s’di çka t’flas!
Nëse doni, s’është vështirë ta bëni
Po bëtë atë emër, mua m’keni pas
Kujdes, mirësinë në zemër ta keni
E kur t’vdes mendjen mos ta vras!
Të mbështetem, dua në emrin tuaj
Tu tregoj të tjerëve e të jem krenar
Njeriun tënd kurrë mos e bën t’huaj
Le ta dijnë t’gjithë se jeni shqiptarë!
Kur një ditë do të shkoj nga kjo jetë
S’është e lehtë, do është e vështirë
Por në këtë tokë do t’prehem i qetë
Më nuk kthehem, këtë ta dini mirë!
Tek pasi të vdes, t’folni n’emrin tim
Tu tregoni nipave për t’bëmat e mia
Veç mos u thoni se ka qenë një trim
Vdiq bre, thuajuni, nga padrejtësia!
/www.QendraPress.com/