Çaste poetike me poetin;- Urim MEZINI
Një degë peme më ka zënë
që të vij te ti moj Hënë
Ah moj hënë e larë në arë
Si s’të njoha pak më parë
Ta përcillnim jetën bashkë
Dhe pse shumë,do t’rrinim jashtë
Ah moj hënë,si më ke dalë
Dua të vij,që të heq pak mallë
E kur s’të arrij,se je shumë larg
Vendin ta gjej,në ndonjë varg
Sonte më dukesh si nuse e bukur
Unë të afrohem,ti më rri e strukur
Një degëz peme,sonte,më ka zënë
Të paktën,të shikoja njëçik moj Hënë.
Nuk e di se ç’më bën mua
Vetëm të jem pranë teje dua
Ti shijoj t’ëmblat buzë njëherë
Më pas,le t’bie dhe në humnerë
Ndoshta,me ndonjë yll,ke gjet terezi
Unë ju kam parë shpesh me zili
Vërtetë të dua shumë,e pa ty s’rri
Por aq larg,zor se mund të vij.
/www.QendraPress.com/