Fryma poetike e së dielës me poetin:-Feim BLLACA
TURP, KU TRETE
—————————
Turp,ku trete?!
Dalsh fare dalsh !
Ku u zhduke,
pa shenjë,pa dok?
As,sa për ilaç nuk ngele.
Sa shumë vlerë,
kishe dikur.
Si të t’kthejmë,
te njerëzimi edhe njëherë?
Ndjenjë e fortë e hutimit,
që na lind kur bëjmë diçka
të pandershme,kur gabojmë
Na thuaj!
Gjesti do té sillte dobi,
si dikur moti,me Ty.
Ku humbe,ku trete?!
A të mori era?
A të mërdhiu acari?
A të dogji zjarri?
A të vodhi djalli?
Të qeverisë me njerëzit
/www.QendraPress.com/