Çaste poetike me poeten;-Albina CEKA
TË FLAS…
——————————–
Të flas me buzëqeshje ndër halle e përhumbur,
Të flas me heshtjet ndër frika tretur,
Të flas me shpirt ndër shpresa mbështetur.
Bërtas e zëçjerrë ndër gabime skalitur.
E lus Zotin të na mbajë ndezur dritën,
djallëzirave mos ta humbim shpirtin.
Të flas me lot e shpresoj të lidh fijet
e të kthej në rrugën tënde yjet.
Të përqafoj me trupin që dridhet
nga frika, që mund të humbim lidhjet.
Të flas, të flas me çdo mënyrë
dhe kur ti më kthen shpinën.
Të flas dhe kur zemrën e kam copë,copë,
kur buzët e lodhura si komandoj dot.
Të flas me sy deri sa ti mbyll përgjithnjë,
se ti, je esencë e universit tim…
/www.QendraPress.com/