Çaste poetike me poetin;-Maxhun OSMANAJ
UNË JETOJ EDHE N’GUR T’THATË
——————————————–
Unë jetoj edhe n’gur t’thatë, më tha
Po, i thashë plot hirësi, e di
Pandërprerë të përplasin
Furtunat me stuhi…
*
Më dëgjo edhe mua tani;
Edhe unë jetova edhe n’gur t’thatë
Bashkë me gurin e Sizifit, por veç yllin e shpirtit dëgjova,
Eh, nëpër sa e sa rrathë të Dantes
Jetën përbirova…!
Të vazhdojmë udhëtimin
Derisa toka, guri Dielli
na ushqen rrënjët na fal dritën…
/www.QendraPress.com/