Çaste poetike me poeten;- Rajmonda Shyta Kolvani
Shtriga natë
——————————–
Doli shtriga natë,
Me kurriz të dalë,
Yjet frikësuar,
Ikën vrap, tmerruar.
Mbi kurriz thes hedhur,
Hënën kishte vjedhur,
Mbështetur tek stapi,
Nata nxiton hapin,
Se ka frik nga dita,
Dielli i zë prita,
Me rezet që shndrisin,
Ja zbut mirë kurrizin.
Kështu erdhi vetë vargu
/www.QendraPress.com/