Çaste poetike me poetin;-Imer HYSA
MOSMIRENJOHËSIT
—————————————
Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse s’takojmë, aspak s’ma ndjen,
tashmë je në thesin e mosmirënjohjes
tek ata që thuhet rëndom “ç’ja fishkëllen”.
Nuk ishte e thjeshtë, aspak e lehtë
ti kthesh shpinën dikujt që të shitej mik,
por ndodhka kjo dhe jo rrallë në jetë
kur miku që s’njeh respekt u lërka të ik.
Miqësitë për çudi ngjakan me pemët
pasi rritën, prodhojnë mirësi si fruta,
paska nga ata që u krasiten degët
që përjetë kurora tu anojë nga e bukura.
Rrallë e më rrallë tani më kujtohesh
dhe pse s’takojmë, aspak s’ma ndjen,
kur kishe nevojë si qen më lazdroheshe
tani nga kurora e pemës të krasita si degë.
/www.QendraPress.com/