Çaste poetike me poetin;-Lulzim HAJDARI

Tash për shumë gjëra jam i bindur!

———————————————-

Tash për shumë gjëra jam i bindur

Se mirënjohja shkon përtej parajsës,

Sillet e mbështillet dhe e merr si shpërblim

Si krevata mbështjellur sipas masës së qafës!…

Por jam bindur edhe për mosmirënjohësit

Sado qafën e trashë ta kenë,

Do hollohet e do hollohet aq shumë krevata

Deri në frymën e fundit për në ferrë.

Jam bindur për shumë e shumë gjëra

Për parajsën e ferrin që i harrojmë,

Por për një gjë pres, një shenjë nga i madhi Zot

Që jeta e përtejme ta di që ekziston!…

/www.QendraPress.com/