Çaste poetike festive me poeten:-Sanie Tushi Rrokaj
Në rrënjë të yjeve !
———————————
O moj Vlorë e bukur ç’nurë më ke marë
Kur të shoh si nuse me flamur mbi ballë
Dielli i mëngjesit të shton bukurinë
dhe deti i pastër të shton krenarinë.
Gus Babaja lartë si kurorë e kuqe
Të jep uratën veshur si një nuse
Festojnë fushat festojnë dhe malet
O moj Vlora ime Vlora legjendare.
Vlora historike kushërira e diellit
E Shqipëria e bukur një qiell i qartë
Flamuri i larë me gjakun e trimave
Shqiponja fluturon në malet e lartë.
Si lulëkuqe e bukur me gjak e vaditur
Ismail Qemali e la amanet
Të mos thahet kurrë kjo lule e bukur
Më ngjyra të kuqe
Të gjakut të vetë.
Më ngjyrat e gjakut qëndisur flamuri
Marigoja një vajzë pa mbushur njëzet
Plakut të mençur ja dhuroi flamurin
Shqiponja të fluturonte mbi male mbi retë!
Vlora e bukur me zogjë e me lule
Reflekset e ngjyrave të kuqe i mbledh
Në sheshin e bukur ku u ngrit Flamuri
Si sylynjar mjalti me hoje i derdh
Brezat që pas teje vijnë
Kanë shumë për të mësuar
Flamuri u la me gjak
E shtrëngoni fort në duar .
Nëna jonë Shqipëri
Burim frymëzimi je
Për brezat që radhë vijnë.
Nderim për të gjithë je.
Të pavdekshëm qofshin trimat
Vashëzat , djemtë që ranë dëshmorë
Në rrënjë të yjeve rrojnë
Gëzuar Shqipëri
Të kuqin Nëntor.
/www.QendraPress.com/