Çaste poetike festive me poeten:-Lavdije HOXHA
Valëvitu i lirë o flamuri ynë !!
——————————-
Për të dëshmuar besnikërinë,
Dhe identitetin shqiptar,
Përkulemi përpara flamurit,
Kuq e zi, me shkabën dykrenarë.
Flamuri është himni kombëtar,
Betohemi për flamur e për Atdhe
Me gjak dëshmorësh është larë,
Që dhanë jetën për Mëmëdhe.
Valëvitu krenar në trojet tona,
O flamuri më i bukur në botë,
Në Nëntor muaj i brishtë,
Je më i bukur e më i fortë.
Qysh në kohën e Skënderbeut,
Je nderi , gjaku krenaria jonë,
Ty o i bukuri simbol i Mëmëdheut,
Shqipëri, Çamëri ,e Kosovë.
Sa herë që armiqtë ty të rrëzuan,
Aq më i fortë u ngrite ti,
Je nderi, gjaku i shqiptarisë,
Je krenaria, simboli i lashtësisë.
Valo i lirë në trojet Arbërore,
O flamuri i bukur kuq e zi,
I larë me gjakun e dëshmorëve,
Që dhanë jetën për liri.
÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷
Lavdije. Hoxha. 26. 11. 2022. Itali.