E trishtë –Ka ndërruar jetë Fail Hoxhaj, veprimtar dhe ish përgjegjës i inspektortateve

Festa e sotme e 28 Nëntorit, të thuash pos madhështisë , na solli edhe një mal trishtim. Ka ikur nga kjo jetë veprimtari i hershëm i çështjeve të Kosovës  dhe ish përgjegjësi i drejtorisë së inspektorateve në Komunën e Prizrenit. Saherë rikujtojmë  veprimtarët e lëvizjes atdhetare për liri të Kosovës na rikujtohet pina e angazhimi i Failit, Ai do të mbahet gjatë në mend ,sepse ishte një veprimtarë e punëtor i palodhur.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës , varrimi i tij bëhet nesër në fshatin Zhur./www.QendraPress.com