Çaste poetike me poeten;- Dava Gjoka LLESHAJ
ME GJAK TRIMASH TI JE LARË !
——————————————
Mbi flamur ti valëvitesh
Me dy ngjyra kuq e zi
Ti shqiponjë veç rritesh ,rritesh
N’vendin tënd ku i thonë Shqipni
Me gjak trimash ti je larë
Qysh në kohë të Kastriotit
Ndër beteja ishe i parë
O flamuri ynë i kombit
Mblidhi bijtë e tu ku janë
Në Kosovë e Çamëri
Se të gjithë të thrrasin’ nanë
Shkup ,Ulqin e Dardani
Fluturo shqiponjë krenare
Valëvitu mbi flamur
Bashkoji trojet shqiptare
Të gjitha bashkë o sot o kurrë
/www.QendraPress.com/