Çaste poetike me poetin;-Sahit OSMANI
ZEMËR E ATDHEUT E LIND DASHURINË
—————————————————-
Qysh prej fillimit nga rrënjët e moçme
Të parët tanë me gjak, pushkë e penë,
Edhe të vdekur do ngriheshin prej toke
Për ta kthyer mbijetesën në legjendë.
Kemi ecur shumë që nga zanafilla
Hap pas hapi shekujve ngadhënjyes
Duke kaluar nëpër kurthe- intriga
Me amanetin e të parëve si udhërrëfyes.
Koha bën të veten hapat i hedh shpejt
Ne ecim bashk me hisen e diellit tonë
Që në zemër e kanë ngjizur të parët
Zogjtë e shqipes lirshëm të fluturojnë
Ecim udhës shkelim sigurt në tokë
Të pa gjunjëzuar me drejtëqëndrim
Me diell e qiell me yje mbi kokë
Ku zemër e atdheut e lind dashurinë
Fjala “atdhe” si shqiponja fluturon
Edhe dielli po të shuhet, e ngroh gjaku jonë.
/www.QendraPress.com/