Çaste poetike me poetin;-Skender BERISHA
FESTË
———————–
Shtrihet dita gjerë e gjatë
flamur i kuq fërfërin
nën pakëz shi fërfërin
flet e flet një kushtrim
ditë e kuqe e përndritur
faqe flamuri
faqe lëndinave
ku pushojnë trima
mbi zemrat e ngrohura
ngroh liria
ti vjen deri te unë
unë vi te ti
qesh qyteti qesh shtëpia
pakëz ftohë pakëz nxehtë
shpirtit shtohet krenaria
atje tej u ndie kumria
/www.QendraPress.com/