Çaste poetike me poeten;-Gerta BANDILLI

Vendit tem

————————–

Nuk i ka mbet ma asgjë

Gurin ia mora

Nënkresë andrrash,

Dheun ia mora

Mbulesë eshtrave

Në nji trajstë t’vogël

Që e pat qepur nana ime

Dikur për atin tem.

Dheu jem, nuk t’ka mbet’ ma

Fmi për të qa’

Dhe ti i përgjon gugitjet e tyre

Në dhena të tjera

Ah, dheu im

Nuk paske kur gja për mue

Që të kam dha andrrën e dhimbën,

Zemrën dhe krahët,

Përqafimin dhe mallin.

Dhe ti,

As nuk më bane dot baltë

Të trollit tand…

E tash si me të uru,

E tash si me t’i fshi lotët

Vendi jem?!

Gëzuar Shqipëri!

/www.QendraPress.com/