Çaste poetike me poeten;-Rabije BYTYÇI

KEQ, TURPI NUK NJEH AS SPROVË!

Britma trishtuese,
britma të shëmtuara,
kohë me fat të keq,
kohë drithëruese,
kohë pa guxim,
fund e krye ngulfatshim,
trishtim!
Një tablo e tërë dëshmorë gjaku,
penel me ngjyrë pranvere,
s’jemi n’kohë mitologjie,
as në kohë triumfale,
jemi n’kohë bizare,
n’kohë tinëzare,
n’kohë hileqare!
Trillet nuk kanë fund,
kanë fuqi tirani,
fuqi të errët, reflektim trillues,
maskues, më shumë se torturues!
Keq,
turpi nuk njeh sprovë!
/www.QendraPress.com/