Çaste poetike me poeten;-Nexha REÇICA
Nëntori i Flamurit
——————————-
Të hidhemi sot në valle
e mos të ndalemi kurrë,
Të gjithë në zemër e kemi
vetëm një flamur.
Vlorën e kemi tempull
tempull të shenjtë t’lirisë
lirisë së çdonjërit
dhe gjithë shqiptarisë.
Të jehojë këngë Kosove
të jehojë këngë Shqipërie
Bashkimin kombëtar
e kemi kulm shtëpie.
Kur të jemi të bashkuar
festa e kënga kanë kuptim
Kemi një gjuhë e një flamur
këtë çdo kush e di.
/www.QendraPress.com/