Fryma poetike e së dielës me poeten:-Teuta BIÇAKU
Atdheu im
—————————
Një pikë në trupin e madh të globit,
ashtu si unë në trupin tënd,
një ashkël e vogël thoi
që mbeti në këmishë,
duke u munduar të të mbulojë gjinjtë.
Atdheu im
Shqipe e dyzuar në fluturim,
me dy kokë (jo në një drejtim)
ashtu si unë…
mendje e zemër dyzim.
Unë dhe ti atdhe
dy trupa në një…
Unë mbaj dhimbjen tënde
ti fatin tim.
Kudo që të jem
edhe në mërgim.
/www.QendraPress.com/