Fryma poetike e së dielës me poetin:-Mark GJETJA

Sa herë mendojë për ty.

——————————–

Sa heré unë mendoj për ty,

mbulojnë qiellin kudo retë,

sa heré bashkoheshim té dy,

si ngjyrë e pemëve né vjeshte.

Puthje të tjera të ngrohin ty,

të prekin gjinjtë e përvëluar,

tani filloi kjo vjeshtë me shi,

të shuaj mallin që s’ka té shuar.

Zemra dridhet nè shpirté e ndjejé,

shikimin larg unë duke tretur,

kjo ndjenjë në trup si një rrëfenjë,

gjithnjë në mendje me ka mbetur.

Sa brengé dhe mall kisha për ty,

i ndjeva rrugëve në trishtime,

u këput né mes kjo dashuri,

dhe pse s’duronte zemra ime.

Vetëm një herë bashké jemi ndeshur,

kjo dashuri ndaré prej mërgimit,

tani dhe pemët kudo janë zhveshur,

po zbardhen rrugët nga boré e dimrit.

Një ditë ,do ikim edhe ne,

atje ndër pyje ku gjethet bien,

do na mbulojnë diku me dhe,

do çelin lule dashurit.

Ka vite që dhimbjen ténde kam,

kjo jetë ka ndarje dhe premtime,

si në një planet tjetër unë jam,

kudo për ty rreh zemra ime.

/www.QendraPress.com/