Çaste poetike me poetin;-Haxhi DULLA
Poezia!
—————-
Është shpirti im,
që në gëzime këndon,
rëndon, dhe lëndon
kur sëmurja më kaplon.
Poezia është një arratisje
nga kjo gjuhë e tmerrshme, teknokratike, ligjore.
Në vend të një serie paragrafësh,
kam lista fjalësh,
që ngjallin emocion,
reflektim tek një person.
Dhe kjo quhet poezi.
Është një kurë,
për dërdëllitjet statutare.
Më duhet të shkruaj,
ose diçka të bukur, ose
do të çmendesha fare
Dhe po shkruaj
edhe më tej poezi,
që shpirti im,
e mbanë
në brendësi.
@hdulla, dhjetor 2024
/www.QendraPress.com/