Çaste poetike me poeten;-Eli KANINA

VAJZËS TIME….DIMENSION LIRIE

——————————–

Ndërrova me vajzën ca fjalë

Se moshat na e përcjellin ndryshe

Atë që njësoj na ofrohet …

U grindëm, e mërzitur i buzëqesha

Të kam bijë, mike shpirti dhe rivale

Por nuk pres prej teje ndonjë falje

S’të lë mosha të kuptosh përtej vetes

Ndaj s’të mbetet veç të rritesh, dhe të qeshësh

Do ta marr pendesën tënde, patjetër

Në Tokë a në Qiell, kudoqofsha

Kur fëmijëve tu flasësh si unë

Der’atëherë mirëkuptimin tim do ta kesh

Për ato që i ndjemë, dhe s’i thamë mes nesh …

/ëëë.QendraPress.com/