Çaste poetike me poetin;Ymret RESHITI
EMRI YT SI PËSHPËRITJE
————————————
Kur zemra do ta ndjej
rrahjen e fundit
Hija ime do të zhduket
gjithkund
Sall emri yt
do të mbesë në mes
buzëve të mia
Pëshpëritje
në frymën time
të fundit.
/www.QendraPress.com/