Çaste poetike me poeten ;- Marisa  Rrasa ASHIKU

Pres natën…

——————————

Fijet e shpirtit

tinguj harpe

që shtrihen

mbi dy kurme…

si fill i tendosur,

unë,

pres natën më dysh

hollë,

me përpikëri,

prerje cezariane…

horizontalisht…

Të kam…

në pjesën e majtë

hëna e plotë

hijeshon,

imazhet tona, rozë.

ti,

një ujk gri,

ëmbël rënkon,

e pëshpërimë

emrin tim,

sa herë një yll

të bie mbi gëzof…

Më ke…

/www.QendraPress.com/