Çaste poetike me poeten:-Anita HOXHA
Fol shqip
————————
Fol shqip, kudo që je
Dhe të dua, në shqip thuaje
Këtë tokë ke atdhe,
Ashtu si dashurinë, ruaje !
Fol shqip, kudo që rri
Se kjo tokë të ka gjak,
Dhe të qash, qaje në shqip
Dhe pse ke vite larg…
Shaj në shqip, dreqi ta hajë !
Dhe me nerva, se je burrë
Në gji këtë shqipe mbaje,
Se lanet nuk të bën kurrë !
/www.QendraPress.com/