Çaste poetike me poeten:-Fetije Jashari BYTYÇI

Nanë me pikëlotët e mi kam firmosur dashurinë për ty

/Kushtuar Nënës Mihrije Nura Jashari/

———————————

E  si nuk mësuam kurrë pse zemra të tradhtojë

Që  ta këputi jetën në gjysmë të rrugëtimit

Po ishim plotë nëntë lule që të falnim aromë

E ajo bastisje  ti prishi keq ëndrrat për ne

Ajo  natë pa hënë, pa yje,e plotë ankth
Të krijoi dhembje  përtej vetmie.
Sepse e dije pas dritares policia serbe
Të kishte  vu pabesinë, pa dritë, pa hije.
Hera herës  të  përmbytur me lot
Zemra më gufon e lëngon shpesh si nuk

Prite  asnjërin të   na martoje .

 Kujtimet krijojnë  dhembje pa fund
Ne nëntë fëmijët me zemër të thyer

belbëzojmë e ankohemi shpesh
Moj  Nane  erdhi dita e ne u bënë

 sa shumë ,me mallin për ty ,e bëmë si lum
Nga sytë e porsambyllur në kujtimin për ty
Me pikëlotët  e fundit kemi firmosur dhembjen tonë.

Nanë kudo që jemi aromën tënde e ndiejmë

E dhembjes i kemi vu emërin Nanë Mihrije, loti jonë
/ëëë.QendraPress.com/