Prokurori nga Prizreni Petrit Kryeziu thyen rekord, këto janë pikët që ka marrë në test.

Prokurori Petrit Kryeziu ka thyer rekord në rezultatin e intervistës për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ai ka grumbulluar gjithsej 97.6 pikë, ku rezultatet përfundimtare janë publikuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, shkruan Insajderi.

Kryeziu është kandidati që ka marrë më së shumti pikë nga të gjithë kandidatët për Kryeprokurorë nëpër prokuroritë e Kosovës.

Prokurori Kryeziu kishte çmontuar gjashtë fajdexhinj të fuqishëm në Prizren dhe Suharekë.

Raportimet për këtë çështje:

Kryeziu, vjen nga Prizreni.

I diplomuar në studimet pasdiplomike/ master në shkencat Penale, pranë Fakultetit Juridik në UP, viti 2012.

Më datë 22 janar 2018, është emëruar dhe dekretuar Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren, me numër të Dekretit DP – 008 – 2018;

Nga data 14.06.2018 me vendimin e KPK Nr.263/2018 është emëruar Prokuror Përgjegjës për Media për Prokurorinë Themelore në Prizren, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në emërimin e zëdhënësit të prokurorisë,- datë 10.04.2019;

Nga data 10.08.2020, është koordinator për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme,- për Prokurorinë Themelore të Prizrenit;

Nga data 01.01.2021, është emëruar Udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren;

Me vendimin KPK/Nr.266/23 më datë 01.04.2023 është avancuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Me vendimin e KPK-së të datës 27.08.2024 është emëruar U.D. i Kryeporokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren/www.QendraPress.com/