Çaste poetike me poeten:Ajete POVATAJ
Hapi është parandjenjë e mbushur…
———————————————-
Çdo hap është guxim
Natyrshmëri
Është transformim përcaktues
Është dhe përkohshmëri…
Pastaj
Çdo hap është tërheqje
Qoftë e afërt
Qoftë e largët
Është përballje dhe refuzim
Është dlirësi zemre…
Hapi është britmë
Britmë që dëgjohet në çdo kohë
Hap është
Edhe kur pajtohesh
Edhe kur s’pajtohesh…
Hapi është edhe triumf
Dhe dobësi
Hapi do zemër
Do zë dhe kurajë
Do mjeshtri dhe elegancë
Hapi është edhe ndëshkim
Pastaj është dhe pamundësi…
Është ëndje
Por është edhe endje
Është sekret shumë i fshehtë
Por është dhe parandjenjë e mbushur…
Hapi është edhe pafytyrësi
Është dhe mjegull
Hapi…
/www.QendraPress.com/