Çaste poetike me poeten:Fetije Jashari BYTYÇI
Me kushtrimin e lirisë Ragip Jashari po rilind
/Këngë kushtuar vëllait Dëshmor/
————————————-
Kur nisi kushtrimi i lirisë Ragip Jashari
Ngriti zërin në orbitë
Nisi këngën për bashkim
Sikur bota të përmbyset rrugë tjetër unë nuk dua
Kur pranvera shpirtin ma qëndisë
Si lule prilli në vatër do të kthehem
Nëpër botë te udhëtoj me një cak
Aty ku puthet vetë liria
Edhe yjet nëse dritë nuk bëjnë
Gjaku im do jetë liria
Jam shqiptar e kosovar me flamurin kuq e zi
E gjithë bota le ta dijë,për atdhe nëse bi
Do të rilind përsëri se më rrah zemra
për Kosovë,e Shqipëri
Më rrah zemra për flamurin kuq e zi
E të fala mi bani nanës se një lule prilli
Do të rilind përsëri për ndritur jetën ty. /www.QendraPress.com