Çaste poetike me poeten:Esmeralda BREGAJ
Dashuri jetë dhe fat
—————————–
Të dua sa thërrimet e rërës kur i mbledh
Dhe në shportë I numëron një nga një
Dhe sa herë mërzitesh me mua
Merr një thërrime dhe e hedh në krua.
Thërrimja e gëzuar iku si uji kristal
Mblodhi dashurinë
Teksa zbriste si ujëvarë.
Pastaj dhe zihemi
Si dhëmballët në janar
me mërzitjen lozim si fëmijë
Unë bukuroshe
Ti , si king afër më rri.
E mblodhe dhe erën
Qe të solli te mua
E bere unazë plot shije bekuar.
Të dua ,s’të dua.. s’di ç’më thua.
Rrokulliset lumturia
Fshehur nën çarçaf
Aty ku puthen jetët
Mes shiut dhe flak.
Dashuri,
Jetë
Dhe
Fat.
/www.QendraPress.com/