Komuna e Prizrenit shpërndan dru zjarri për 824 familje në nevojë.
Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (DPMS) në Prizren ka përfunduar sot shpërndarjen e druve të zjarrit për 824 familje, ku përfshihen: 213 familje të dëshmorëve, 211 familje të invalidëve të luftës, dhe 400 familje që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.
Kryetari Shaqir Totaj dhe drejtori i DPMS-së, Rasim Demiri, gjatë këtij procesi u dakorduan që “vitin e ardhshëm në këtë program të përfshihen të gjitha familjet që përfitojnë ndihmë sociale, e që sipas të dhënave aktuale, në Komunën e Prizrenit janë rreth 700 familje të tilla”