Ansambli ‘Lidhja e Prizrenit’ shënon 18 vite suksese.
Sonte, Ansambli ‘Lidhja e Prizrenit’ shënon 18 vite ,suksese, që ka shënuar kudo në festivale edhe në pjesëmarrje të ndryshme, ku me përkushtimin e deri tashmë ka treguar rezultate brilante. Siç shprehet Jeton Qafleshi , drejtor i këtij Ansambli tashmë programi i AKV “Lidhja e Prizrenit” kudo është pritur jashtëzakonisht mirë edhe nga publiku, ndërsa jemi vlerësuar edhe për origjinalitetin dhe profesionalizmin ,kudo që jemi paraqitur tashmë 18 vite . Ky Ansambël shumë shpejt ka arritur në majat me koncertet e shfaqura në Kosovë dhe jashtë shtetit , duke rezultuar me shumë suksese dhe rezultate , njëherësh edhe si një letërnjoftim i ri i qytetit të bukur të Prizrenit , për çka dita-ditës po i rritë imazhin me mbi qindra anëtarë nga të gjitha moshat.
“AKV ‘Lidhja e Prizrenit’, ngadalë por sigurt po bëhet shenja dalluese të së sotmes së kulturës në Prizren, falë punës së madhe , profesionalizmit dhe përkushtimit serioz”, ka shtuar Qafleshi. Ky ansambël tashmë ngadalë por, sigurt po udhëton drejtë identifikimit si Ansambli me primatin e më të mirit. /www.QendraPress.com/