Fryma poetike e së mërkurës me poetin:Murtez ASLLANI
ZOGJTË DHE NJERIU
============================
Nëna zogjtë e vegjël
një ditë i çoi n’fushë
ta shijojnë natyrën,
ta mbushin atë gushë.
Nëna e zogjve
diku kishte shkuar
pak ushqim për zogjtë
për ta siguruar.
Pak më larg
një njeri vështronte,
dëshironte zogjtë
ai t’i sulmonte.
Por, s’vonoi shumë
nëna e zogjve erdhi,
rrëmbeu të vegjëlit
dhe diku i fshehu.
Njeriu i hutuar
mendonte pa pra,
por zogjtë e vegjël
më nuk i pa.
/www.QendraPress.com/