Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Shpresa ZUNACI

KENDOJ KENGE MEMEDHEUT

—————————————–

Ti moj vajzë vajzë Dardane

Me ate penë që të shëndrit

Që i këndon̈ vendlindjes tende

E që vargu lëshon dritë

Thuaja vargut, theke mirë

Dhe pse larg je në Izmir

Këndoj Prizrenit, Dardanisë̈

Këndoj Preshevës e Çamërisë

Këndoj Ulqinit e Gostivarit

Për çdo truall që është shqiptar.

Këndoj këngë mëmëdheut

Historisë̈, prej Skënderbeut

Këndoj vajze ti nanës tende

Me fjalë ari dal prej malli

Nga Izmiri Shprese këndo

Vargun kur mos e ndalo

Varg malli, që vjen shtruar

Nga bylbylat t’vijne kënduar…

/www.QendraPress.com/