Fryma poetike e së mërkurës me poetin: Rexhep F. MORINA
LIRISË I DHANË JETË
(Kushtuar dëshmorëve të rënë në betejën e Pashtrikut me 14.12.1998)
———————————————————————
Dhjetori ishte i ftohtë,me acar kallkan,
Malit Pashtrik përpjetë ecte një karvan.
Nga Hasi në Has udhëtonin luftëtarët,
Secili në shpinë,të rëndë e kish barrën.
Barra tyre rëndonte,me halle të mëdha,
Municion e armë po bartnin me krahë.
Krahët e fort shkëmb,e zemrat si çelik,
Ta flaknin robërinë dhe të egrin armik.
Të gjithë luftëtarët, mbronin një qëllim,
Vetëm liria e atdheut për ta kish kuptim.
Kolona marshonte nëpër shtigje bjeshke,
Hijet lëviznin me sinjale të mistershme.
Pararoja vazhdonte tek Likenet e Hasit,
Aty korbë zezat ia kishin vënë grackën.
Çlirimtarët ndeshen me armiq përballë,
Atë çast në dy anë,armët shkrepin zjarr.
Lufta në grykë mali e ashpër shpërthen,
Shoku e kërkon shokun,aty pran të jenë.
Kundër hasmit në betejë u duhet guximi,
Të luftojnë trimërisht,e të çahet rrethimi.
Armët shkreptijnë,zjarrin se pushojnë,
Bij e bija viganë të pa epur qëndrojnë.
Mujës e Beqës u krisë pushka si kënga,
Thonë bini mbi armiq,e tu bëhet gjëma.
Trimat thirrin fort,pushkët u qëllojnë,
Krismat e tyre këngë si çifteli jehojnë.
Tytat villnin zjarr dhe digjnin si flakë,
Nata terr e akull,ndal karvanin e gjatë.
Pushka e Mujës hesht,kur i bie nga dora,
Në tërë Lugun e Zi me gjak skuqet bora.
Me gjak heronjsh, që bashkë ranë dyzetë,
Ata me jetën e shtrenjtë,lirisë i dhanë jetë.
/www.QendraPress.com/