Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Rajmonda Shyta KOLVAN
Pëshpërima shpirti
———————————-
Zbritur hëna këtë natë,
Varur mbeti mbi parmakë,
Shkundi pluhur të argjend,
Mbi dy sumbulla lotësh rënë.
Dhe shkëlqim derdhte mbi vëthë,
Tundur mbi qafën zeshkane,
Ku dy duar kishin dhënë,
Përkëdhelje ledhatare.
…
Sy më sy të dy ç’u panë,
Derdhën helme dashurie,
Si nepërka u mbështollën,
U përpinë në flakë dalldie.
/www.QendraPress.com/