Çaste poetike me poetin:-Përparim DIDA
Malli nuk më merr të dalë në Tiranë
————————————————-
Malli nuk më merr më mua për një shëtitje.
pajë kam shpirt e shpirti im për dreq ndjen.
Sytë e mi i shohin fëmijët…lypsa trotuareve,
po kur s’kam me dhënë vërtetë keq bëhem.
I shohë mëngjeseve tek dridhen,si purteka,
me fytyrat e venitura, zhvesh e t’pa ngrënë.
Janë endacak ata e netët i kalojnë ndër ura,
me ujët e pistë të Lanës,agimeve sytë lajnë
Një e kishte djeg këmbëzën e pantallonave,
një tjetër të përzhitura fare qerpikët e syve.
Të përzhitur e të nxirë prej flakës kartonëve,
me zjarr kartonësh zbusin tmerrin e etheve.
Gjithkund në trotuare sytë më shohin lypsar,
oh ky syri im i çmendur sheh vetëm dhimbje.
Qesh me fat të mirë sot nuk pashë qeveritar,
do ti shaja e do shpërtheja në shenjë revolte.
Të më kishte ndodhur kështu do vuaja sonte.
e pse e shava një ministër do të isha në qeli.
E ndonjë sahan lëpirës keq do më torturonte,
shkaku revolta me vrasin shpirtin lypsët fatzi.
Te ndodhte kjo do t[‘më vinin lloj lloj akuzash.
ti ke vrarë e ke prerê, tritolin e ke shpërthyer.
Do më pyetnin mua në qeli lloj lloj hetuesish,
e në mëngjes do të isha me dhëmbët e thyer.
Në sheshin Skënderbej e bllok e kam vendos,
të mos shohë me sy fare e gojën mirë ta kyç.
Shpëton noj fjala…ai militanti mbush një kosh,
e më pastaj qeshin e thonë hëngri “fiqtë”e vdiq.
Për sa vargëzova sonte fola vetëm për lypsarët.
ju nesër mos më akuzoni që e shava qeverinë.
E as ato ministrat që mbrohen nga bodigardët,
nga ç’më panë sytë shpreha thjeshtë ndjesinë.
/www.QendraPress.com/