Çaste poetike me poeten:-Valbona HADRI
PÊR TY NËNË
——————————-
Këtu ku je ti
ajri mban aromë qumështi dhe psherëtima marsi,
Akaciet e blerta fëshfërijnë
dhe oqeani shndërrohet në një sy.
Unë hyj brenda syve të tu
si një varkë
sa herë dielli largohet nga bregu dhe mbrëmja mbështet e lodhur mbi vela,
Diçka ndodh brenda meje.
Netët e errëta shkojnë larg
Ndërsa mua më pushton një qetësi dhe paqe ngushëlluese
Këtu ku je ti KOHA ndal ndërsa
unë ngjitem menjëherë në moshën tënde
Pranë teje si magji.
Çdo shikim më shndërrohet në buzëqeshje
dhe portat e parajsës hapin vetën për njê çast dy kanat.
Duart e tua që Vijnë erë buke dhe ankth.
Krijojnë në çast një strehë për mua dhe fëmijët e mi,
sa herë që shtëpia e besimit tim rrëzohet nga erërat dhe çatia pikon
Unë nuk ta them dot, e ëmbla Nënë.
Në gjoksin tim rri fshehur një orë e padukshme
që rreh me orën tënde të zemrës
Sa herë shqetësohem unë Akrepat e saj kthehen pas
dhe i luten dashurisë
Të krijojë një kohë tjetër.
13.12.2024
Valbona Rexhepi Hadri
Las Vegas -Nevada USA
/www.QendraPress.com/