Komuna e Prizrenit –Drejtoria për kulturë rini e sport mbrëmë ka nderuar “Laureatët 2024”
Komuna e Prizrenit –Drejtoria për Kulturë Rini e sport mbrëmë ka nderuar “Laureatët 2024”. Në këtë venet dhe përmbyllje të kësaj ceremonie ishin edhe kryetari Shqair Totaj. Nënkryetari Kujtim Gashi, dhe drejtori i Kulturës risë e Sportit Adem Morina. Të cilët edhe ishin ata që ndanë mirënjohje e dekorate për më të mirët e komunës në shumë lëmi/ Mirëpo, këto dekorata i ndanë edhe drejtorët; Çelë Lamaj,Islam Ukimeri,Ramize Shala, dhe nga kabineti i kryetarit Totaj, Fillimisht për këtë organizim të rëndësishëm për komunën kanë folur drejtori Adem Morina i cili ka theksuar se ‘’ Ku ka më mirë se vitin 2024 ta përmbyllim me një mbrëmje të veçantë duke nderuar e vlerësuar artistët, sportistët dhe të rinjtë e Prizrenit për rezultatet e arritura gjatë vitit. Me mirënjohje u nderuan të gjitha lëmit duke filluara nga ata të kulturës ,sportit, udhëheqësve sportiv , sportistëve individual, deri tek ata të grupeve të ndryshme dhe individ që gjatë vitit 2024 ishin me suksese në lëmi të ndryshme. Kurse për të pranishmit e shumë u kujdesën më program atraktiv anëtarë të SHKA’’Agimi’’, në fund u tha se ky është njëri nga eventet më të rëndësishme për komunë e Prizrenit,