Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shire DHIMA

Ndriçofsh pafund drita ime!

————————————-

Kur më qeshi shpirti

Zogjtë e pyllit këtu erdhën bënë fole

Mbi xhamin e zemres,dikush trokiti

Lindi ,lindi djali ,mrekullia ka zbritur për ne.

Pemët , pemët po vallëzonin valle të gjatë

Për besë,heshtjen e këputën me degë

Dita e harroi natën në shtrat

Gëzimi kërkonte të hipte sipër në breg.

Ç’është kjo magji, më duket si përrallë

Djepin e mrekullis këtu po përkund

Kjo dita sot ,më bëri nënë me djalë

Mbi akull dhjetori ,paska lule gjithkund.

Qënka më e ëmbël dashuri

Për besë, më e ëmbël se mjalti

Zoti më ka zbritur më të bukurën magji

Zemra ime ngroh një zemër tek zjarri.

Ja, shikoje, biri im,drita e syve të mi

Shoh matan malit,shoh përmes reve

Për mua kjo është veç perëndi

Ëndrra qënka e vërtetë,s’na gënjen neve .

E shikoni atë lisin mbi malë?

Ja ashtu është bërë biri im

Me vitet kaloi sa furtuna dhe dallgë

Tani një thëllëzë pret të këndojnë mbi blin.

/www.QendraPress.com/