Fryma poetike e së dielës me poeten;-Meri MEZINI
JAM GRUA DHE DUA TË LUFTOJ PËR ÇDO GRUA
Në litarë zilish varen dëshirat e një gruaje,
Në vend të yjeve
Vendosin vetëm gurë,
Duan t’i shtypin,
Krenarinë t’ia përdhosin,
Lëndimi i saj të jetë e vetmja udhë.
Deri kur do luftojnë, pa mëshirë mbi çdo grua,
Kjo vorbull keqbërësish të shtuar në vite?
Harrojnë që kanë lindur vetë nga një grua,
Lufta e ndezur nga ta nuk nuk ndërpritet.
Dhimbjet gërsheta mundohen t’ia bëjnë,
Feminitetin e duan t’ia varin në litarë,
I veshin velon e fjalëve të kota,
Shumë gra kanë vdekur, edhe pse janë gjallë.
Jam grua,
Dua të luftoj për çdo grua,
Në ferrin e të vërtetës të djeg zilinë,
E nesërmja të vijë pa mjegull thashethemesh,
Gruaja të jetë i vetmi shkëlqim.
/www.QendraPress.com/