Çaste poetike me poeten:-Zize Liza PEPSHI
Stuhia
————————
E kur stuhia do ta çoj, peshë mallin si krua.
Ti shko drejt saj, dhe mos iu frikëso.
Bashkë me shi e breshër, të luftosh si dragua.
Bëhu stuhi dhe rrufe, e kuçedrën e shkrumbo.
Dhe pastaj dielli, kur do të t‘i fal rrezet.
Bëhu i urtë, i hap ata krah dhe i përqafo.
Por mos e harro, kurrë kohën e egër
Mos iu afro shumë atyre rrezeve, mos u përcëllo…
/www.QendraPress.com/